Fjalë Kyçe

Thaçi dekreton shefin e ri të AKI-së

Thaçi dekreton shefin e ri të AKI-së

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka dekretuar sot Kreshnik Gashin si shefin e ri të AKI’së.

Kjo është bërë e ditur në fazqen zyrtare të Presidencës.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë emëruar për Drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashin, si dhe për Inspektor të Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin. Ky vendim është marrë bazuar në nenin 84, paragrafin 21, bazuar në nenin 94, paragrafin 8, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, bëhet e ditur në faqen zyrtare të Presidencës.

Kujtojmë, që Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj sot se përveç drejtorit të AKI’së ka njoftuar se në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka emëruar Burim Ramadanin.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”, ka shrkuar Haradinaj në Facebook.