Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se sot ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin ‘Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit’, i cili është organizuar nga Friends of Europe.
Sipas një njoftimi për media, në këtë samit Thaçi do të flasë për marrëdhëniet e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, si dhe për zbehjen e ndikimit evropian në rajon.
‘Po ashtu, presidenti Thaçi si pjesë e panelit do të flasë edhe për dialogun në Bruksel dhe për përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’, thuhet tutje në njoftim.
Kjo konferencë ndërkombëtare, në vitin e 20’të të saj ofron debat mbi të ardhmen e Ballkanit dhe për të zbuluar ide dhe qasje të reja përballë një audience me më shumë se 200 njerëz, përfshirë politik-bërësit e BE’së, përfaqësues të organizatave të biznesit dhe ndërkombëtare.