Fjalë Kyçe

Thaçi e dekoron Sevdije Shyti – Azemin me urdhrin “Shote Galica”

Thaçi e dekoron Sevdije Shyti – Azemin me urdhrin “Shote Galica”

Presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar me urdhrin “Shote Galica”, Sevdije Shyti – Azemin nga fshati Zhabar i Mitrovicës, organizatore e shumë rezistencave ndaj forcave serbe, e cila para pak ditësh, në një intervistë ekskluzive për T7 ka treguar për maltretimet e shumta që ia kanë bërë serbët gjatë qëndrimit të saj në burgun e Mitrovicës.

Thaçi ka shkruar se përkundër vuajtjeve dhe torturave që i ka përjetuar, ajo nuk është dorëzuar kurrë.

“Me urdhrin “Shote Galica” e dekorova Sevdije Shyti-Azemin nga fshati Zhabar i Mitrovicës. Sevdija, një grua me guxim të pashoq, kishte organizuar protesta kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, për çka ishte dënuar nga shteti i Jugosllavisë me 11 muaj e një javë burgim. Përkundër vuajtjeve dhe torturave që përjetoi, ajo nuk u dorëzua kurrë. Kosova e gëzon lirinë dhe pavarësinë falë shumë brezave që sakrifikuan e luftuan deri në fund për Kosovën e pavarur”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Sa kanë mujtë mkanë malltretu. Nuk më kanë kursy, prej meshkujve që jam femën. Mkanë ra ftyrës, trupit e durvë. E durtë tri javë ditë I kam pas brumë, më kanë ranit me durtë e veta shoqet. Sic mkanë ra më ka pëlsit gjaku. Kam pas palloma po me qëllim nuk I kam nxjerr, I kam fshi me mangë të mantillit. Më thanë gubajka. Iu thash gubajka jo po kta është gjak lirie, aspak nuk më dhimbet”, ka rrëfuer Sevdije Shyti Azemi për tmerrin që ia kanë bërë serbët.

Kështu maltretimet vazhduan me ditë të tëra. Ndërsa, shtatë fëmijët nuk I pa disa muaj. Të vetmin komunikim që e kishte me ta ishin letrat që i shkëmbenin.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4515502178520106