Ishte përfolur më herët për takime të fshehhta mes presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit. Por ata nuk janë parë duke i shtërnguar dorën njëri-tjetrit gjatë një manifestimi këtë të shtunë në Prishtinë.
Raportet ndërmjet liderit të VV’së, Albin Kurtit, dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi, vazhdojnë të jenë të ftohta.
Ata edhe sot në një organizim nuk janë përshëndetur me njëri-tjetrin.
Në disa pamje të publikuara shihet që Kurti dhe Thaçi shumë afër njëri-tjetrit, por që nuk ia zgjasin dorën njëri tjetrit.
Ndryshe, lideri i LVV-së dhe presidenti Thaçi kishin zhvilluar një takim, në zyrën e këtij të fundit, me 6 janar, ku kishin folur shkurt rreth çështjes së mandatimit.
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/612158059570919/