Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas postimit të të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se palët do të ftohen më 27 qershor në Washington.
Ai duke shpërndarë postimin e Grenellit në Twitter, ka thënë se e mirëpret ftesën për të rifilluar dialogun.
Sipas tij, udhëheqja dhe mbështetja amerikane ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.
“Udhëheqja dhe mbështetja amerikane kanë qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e prosperuar të Kosovës. Prandaj, unë mirëpres ftesën për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump dhe emisarit Richard Grenell”, ka thënë ai.