Pas humbjes së Kosovës në futboll në ndeshjen kundër Çekisë, presidenti Hashim Thaçi ka shkruar se futbollistët e Kombëtares janë heronjtë e Kosovës.
Ai ka ndjekur lojën nga afër në Plezn të Çekisë dhe ka bërë disa postime radhazi për t’i uruar fat Kosovës.
Edhe pas humbjes Thaçi tha: “Në humbje dhe fitore, me apo pa pikë, të kualifikuar apo jo, ju na keni dhënë shumë emocione, shumë krenari. Jeni heronjtë tanë. Jeni shpresa jonë! HTH”.