Fjalë Kyçe

Thaçi: Edhe po të kthehesha prapa në kohën e zezë të Millosheviqit, plumbit armik do i përgjigjesha me plumbin e etjes për liri

Thaçi: Edhe po të kthehesha prapa në kohën e zezë të Millosheviqit, plumbit armik do i përgjigjesha me plumbin e etjes për liri

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë adresimin e tij të parë popullit që kur Prokuroria Speciale njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë ndaj tij dhe Kadri Veselit, për shqyrtim në Gjykatën Speciale.

Thaçi ka deklaruar se po të kthehej mbrapa në kohën e Sllobodan Millosheviqit, do ta bënte të njëjtën gjë për lirinë e Kosovës.

”Njëjtë do të jetë edhe me mua edhe me vllain tim nga gjaku i luftës Kadri Veseli”.

”Gabime politike në paqe mund te kemi bërë por krime lufte asnjëherë”.

”Edhe po të kthehesha mbrapa në kohën e zezë të Sllobodan Millosheviqit do të bëja të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit armik me plumbin e etjes për liri”.

”Duke mos i hyrë kurrë në hak asnjë qytetari, serb, rom apo shqiptar”.