Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në Twitter ka shprehur në mënyrë ironike përgëzime për të Dërguarin Special të sapoemëruar të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.
Lajçak i cili ishte ministër i jashtëm i Sllovakisë, ka penguar njohjen e Kosovës nga shteti sllovak dhe ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, shkruan lajmi.net.
Thaçi ia ka përmendur këto dy fakte dhe ka thënë se misioni i tij në këtë dialog është i dizajnuar të dështojë.
Ai ka ironizuar duke thënë: “E përgëzoj për punën e mirë që mori”.
Ky është postimi i tij në Twitter:
BE sot emëroi një të Dërguar Special për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. E përgëzoj për punën e mirë që mori. Por, misioni i tij i ri është i krijuar të dështojë për shkak të rekordit të tij të ndalojë Sllovakinë për të njohur Kosovën dhe votimin kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.