Fjalë Kyçe

Thaçi kërcënon Kurtin, i thotë se mund të ‘shkojë në shtëpi’ shumë lehtë

Thaçi kërcënon Kurtin, i thotë se mund të ‘shkojë në shtëpi’ shumë lehtë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë sot se lidhja e Kosovës me SHBA’të është e pazëvendësueshme, por liderët në vend po, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një konference për media, ai ka pasur disa mesazhe për kryeministrin Kurti.

“Partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA’në nuk mund të sfidohet me asnjë çmim”, tha Thaçi, duke thënë se liderët në Kosovë janë të zëvendësueshëm, por raportet me SHBA’në nuk mund të zëvendësohen.

“Më lehtë çdo lider i Kosovës do të shkojë në shtëpi të vet, do të pensionohet para kohe, sesa që do të largohen trupat amerikane nga Kosova”, tha ai.

Presidenti ka shtuar se Kosova nuk është pronë e një individi, duka aluduar kështu në Kryeministrin.

“Kosova nuk është pronë e një individi apo një grupi shoqëror ose politik, Kosova është e të gjithëve”, ka thënë Presidenti.

Kujtojmë se Senatori Amerikan, David Perdue, dje kërkoi të shqyrtohet mundësia për largimin e trupave amerikane nga Bondsteel.

Kjo deklaratë e tij është përkrahur nga nga emisari Richard Grenell, këshilltari për siguri, Rober O’Brien, si dhe djali i presidentit amerikan, Donald Trump Junior.