Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka konfirmuar se ka zhvilluar një takim me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.
Ai ka kërkuar që të mërkurën ose të enjten, t’i mundësohet që të raportojë në Kuvend, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm.
“Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien”.
“Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump”.
“Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm”.
“Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë”.
“SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.