Fjalë Kyçe

Thaçi kujton dëshmorët Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Thaçi kujton dëshmorët Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar dëshmorët Rexhep Mala e Nuhi Berisha në 36 vjetorin e vdekjes.

Përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Mala e Berisha ranë heroikisht në përballje me forcat policore jugosllave, duke dëshmuar vendosmërinë supreme për arritjen e idealit të tyre jetësor, çlirimin e Kosovës.

“Para 36 viteve, dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ranë heroikisht në përballje me forcat policore jugosllave, duke dëshmuar vendosmërinë supreme për arritjen e idealit të tyre jetësor, çlirimin e Kosovës. Rexhepi dhe Nuhiu ishin shembull i unitetit të qëllimit të gjeneratave të ndryshme në moshë, por që gjithçka vunë në shërbim të atdheut”, ka shkruar Thaçi.