Fjalë Kyçe

Thaçi: Marrëveshja në Rambuje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës

Thaçi: Marrëveshja në Rambuje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar 20 vjetorin e Konferencës së Rambujesë në Paris, duke thënë se 20 vite më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës.

Sipas, Thaçit kjo fitore i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë, shkruan Gazeta Alo.

Thaçi, ka thënë se kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë.

Postimi i tij i plotë:

Finalizimi i Konferencës së Rambujesë në Paris, 20 vjet më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë. Ajo u shndërrua në testament për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Bashkimi i spektrit politik në atë kohë dhe besimi i palëkundur te Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëri të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje pas negociatave të vështira dhe rraskapitëse. Sot, si 20 vjet më parë, duhet të bashkohemi të gjithë për të jetësuar ëndrrën e radhës – anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB. HTH./Gazeta Alo/