Fjalë Kyçe

Thaçi: Në Berlin e pamë se sa e dobët është Evropa

Thaçi: Në Berlin e pamë se sa e dobët është Evropa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi beson që Uashingtoni duhet të ketë rol në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pasi që Bashkimi Evropian është i dobët.

Në një intervistë për REL, tre ditë pas Samitit të Berlinit, foli rreth takimit të liderëve.

“Në Berlin ne e pamë se sa e dobët është Evropa dhe se si Bashkimi Evropian nuk është i bashkuar”, u shprehë presidenti Thaçi.

Thaçi theksoi se roli i SHBA-së në procesin e dialogut është i rëndësishëm.

“Roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm dhe asnjë marrëveshje nuk do të arrihet pa dinamikën dhe rolin udhëheqës të SHBA-ve”, tha Thaçi.

Në deklaratat e kaluara, Thaçi kishte thënë që marrëveshja me Serbinë mund të arrihet në fund të vitit 2019-të.

Në pyetjen se nëse është kjo e mundur, presidenti u shprehë se shpreson të ndodh.

“Unë shpresoj që po. Nëse jo, ne do të humbasim një dekadë.”, u shprehë Thaçi.