Fjalë Kyçe

Thaçi niset për Washington

Thaçi niset për Washington

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit disa ditësh në Evropë, është nisur për në Washington.

Nuk dihet arsyeja e kësaj vizite, megjithatë këshilltari politik i tij, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se Thaçi ka udhëtuar drejt SHBA-së.

“Presidenti është nisur në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Arifaj shkurt për KOHËN pa dhënë detaje të tjera rreth vizitës.

Thaçi ditë më parë nga Brukseli ka kërkuar që të vazhdojë procesi i dialogut me Serbinë.

“Dialogu s’ka alternativë”, kishte shkruar ai në Twitter pas takimit atje me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Thaçi shkon në Uashington pas tre muajsh kur ai ishte kthyer ende pa mbërritur atje, për shkak të publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.