Presidenti, Hashim Thaçi, vitin e ri 2020 e ka pritur në kazermën “Adem Jashari”, bashkë me ushtarët e FSK-së, raporton Ekonomia Online.Thaçi me këtë rast tha se arritja më e madhe për vitin që lamë pas ka qenë formimi i ushtrisë Kosovës.
Prandaj sipas tij, kur të gjithë qytetarët po festojnë ushtarët e FSK-së, si institucioni më i besueshëm në vend, janë në krye të detyrave kushtuese, e në mbrojtje të kufijve të Kosovë.Komandanti suprem i FSK-së ka falënderuar ushtarët për angazhimin e tyre gjatë tërmetit në Shqipëri.
“Arritja më e madhe ka qenë themelimi i ushtrisë, ndihem shumë krenarë. Kur po festohet ju jeni në kryerje të obligimeve për ruajtje të kufijve të Kosovës dhe udhëtim për në NATO. Urime për juve dhe familjet tuaj dhe të gjithë qytetarëve”.“…do ta keni shtetit afër jush që të jeni ushtri moderne në kryerjen të misioneve. Ju falënderoj për angazhimin gjatë tërmetit në Shqipëri”.