Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me rritjen e numrit të të vdekurve si pasojë e virusit COVID-19.
Thaçi ka ngushëlluar të gjithë familjarët që humbën të afërmit e tyre nga pandemia, duke theksuar se qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë masat në mënyrë rigoroze.
Thaçi tha se duhet respektuar rekomandimet e IKSHPK-së në mënyrë që sa më lehtë të tejkalohet kjo sfidë globale.
Postimi i plotë:
Rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë. Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale. HTH