Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka shkuar dhe sot në QKUK për të vazhduar trajtimin.
Këtë gjë e ka konfirmuar Zyra e Presidentit, të cilët kanë shtuar se gjendja është stabile.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore”, thonë nga Presidenca.
Ndërkohë, dje u bë e ditur se presidenti Thaci po trajtohet për shkak të problemeve me gurët në veshkë.