Fjalë Kyçe

Thaçi: Sot është dita që Merkel ta bind Vuçiqin që ta njoh Kosovën

Thaçi: Sot është dita që Merkel ta bind Vuçiqin që ta njoh Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Federica Mogherinin ka mbajtur një konferencë për media, shkruan GazetaAlo.

I pyetur nëse do të vazhdojë dialogu pas Samitit në Berlin, Presidenti tha se Kosova është gati për dialog të pakushtëzuar.

Tutje ai ka thënë se është koha që Serbia ta njeh Kosovën.

“Sot është dita që kancelarja Merkel ta bind Aleksander Vuçiq  qe ta njeh Republikën e Kosovës” është shprehur Thaçi.

Presidenti tutje ka folur edhe për liberalizimin e vizave, ku është shprehur se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. /GazetaAlo/