Fjalë Kyçe

Thaçi: Sveçla tentoi t’i zhduk faktet për laboratorin e drogës së familjares së këshilltares së Haxhiut

Thaçi: Sveçla tentoi t’i zhduk faktet për laboratorin e drogës së familjares së këshilltares së Haxhiut

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas deklaratave të mbrëmshme me plot akuza ndaj Kurtit në një debat televiziv, sot ka publikuar videon e laboratorit të drogës që dyshohet  të jetë i familjarëve të këshilltares së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Madje, Thaçi ka hedhur akuza të tjera ndaj ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla që sipas tij ka tentuar t’i zhduk si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara.

Ai ka thënë se grupi i Kurtit siç e ka quajtur ai duhet të përballet me drejtësinë.

Postimi i plotë:

Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë!.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/3027207234028595/