“Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e bëjnë atë që të tjerët nuk kanë pasur aftësi, mundësi dhe potencial që ta bëjnë”.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij serb Aleksanër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë që ndodhet në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një lidhje direkte në Klan Kosova, Thaçi ka thënë se takimi në fjalë nënkupton kthesë dhe se do të sjellë risi.
“Takimi i Uashington nënkupton kthesë sepse për herë të parë kemi një takim të tillë në historikun e dy vendeve të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Uashington”.
“Natyrisht se kjo do sjellë risi dhe vëmendje nga tërë opinioni publik vendor dhe ai ndërkombëtar, por edhe nga qendrat e tjera mbështetëse të këtij procesi”.
“Pra Shtetet e Bashkuara po e bëjnë atë që të tjerët nuk kanë pasur aftësi, mundësi dhe potencial që ta bëjnë”.