Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet mik i Amerikës, dhe për këtë nuk ka individ apo agjendë ditore që do ta sfidojë këtë partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kosova ka qenë dhe do të mbetet mik i Amerikës dhe nuk ka indidiv apo agjendë ditore që do ta sfidojë këtë partnerit as sot e as në të ardhmen’, ka thënë ai.
Ndërsa, i pyetur rreth takimit të sotëm që kishte me partnerët e koalicionit qeverisës dhe me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, Thaçi tha se kësi lloj takimesh ndodhin shpesh.
“Takime të tilla ndodhin shpesh, janë takime të rregullta edhe me ambasadorin edhe me liderët politikë në përkushtimin që kemi për një koordinim në agjendat që kemi para nesh. Natyrisht gjithmonë në koordinim me SHBA-të dhe mendojë se ishte një takim që i ka kontribu qartësisë së agjendës dhe bashkëpunimit më të fuqishëm me Amerikën’, ka deklaruar.
Këto komente presidenti Thaçi i bëri gjatë homazheve tek shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti, shkruan Gazeta Alo.