Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në faqen e tij zyrtare në facebook kujton profesorin, Ukshin Hotin për të cilin ende nuk dihet për fatin e tij.
“U bënë njëzet vjet dhe ende nuk është i qartë fati jetësor i profesorit Ukshin Hoti, njërit prej intelektualëve më atdhetarë të Kosovës.
Ukshin Hoti ishte njeri jokonformist, i radhitur nga zëri dhe ideali i popullit që i përkiste.
Në vitin 1981, si rrallëkush nga elita intelektuale, në mënyrë shkencore arsyetoi dhe mbrojti kërkesën për Republikën e Kosovës” –shkruan Thaçi.
Presidenti Thaçi kujton Hotin për guximin intelektual dhe gatishmërin për të vepruar në çdo kohë për lirin e Kosovës.
“Ukshin Hoti u dënua me burg nga gjyqet jugosllave.
Shquhej për guxim intelektual, temperament autentik dhe i gatshëm për të reaguar në çdo kohë për të drejtën dhe lirinë e Kosovës.
Ishte nga intelektualët e pakët që në mënyrë programatike kërkoi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Ai u riburgos në periudhën më të rëndë gjatë viteve 90-të të shekullit që shkoi dhe përjetoi persekutime të mëdha burgjeve të Serbisë dhe së fundmi në Kosovë.
Fatkeqësisht ende nuk dihet se ç’ndodhi me profesorin Ukshin Hoti pas lëshimit nga burgu i Dubravës më 16 maj 1999”– shkruan Thaçi./Gazeta Alo/