Fjalë Kyçe

Thaçi vazhdon vizitat, sonte qëndroi në Reçak

Thaçi vazhdon vizitat, sonte qëndroi në Reçak

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vazhduar vizitat e tij ditëve të fundit nëpër familjarët e dëshmorëve të luftës së UÇK-së.

Ai sonte ka qëndruar në Reçak, në vendin ku 21 vjet më parë nga forcat kriminale serbe u krye njëra ndër masakrat më të tmerrshme pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Sonte në Reçak, në vendin e mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm. Në vendin e kujtimit, respektit dhe nderit kombëtar. Kujtojmë se 21 vite më parë këta njerëz përjetuan krimin më të rëndë kundër njerëzimit, pas Srebrenicës. Nder dhe lavdi e përjetshme për të rënët e Reçakut”, shkruan presidenti Thaçi në Facebook.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3993291437407852