Deputetja e PDK’së, Evgjeni Thaçi ka kritikuar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani për qasjen e saj në Parlament.
Përmes një postimi në Facebook, mbesa e Presidentit Thaçi ka thënë se Osmani improvizon situata për t’u ngritur politikisht.
“Nderkohe qe kryetarja e Kuvendit ne vend qe te drejtoje seancat ne menyre te drejt dhe te paanshme, ajo improvizon situata te cilat i perdor ne strategjine e saj te vjeter per ngritje politike: “sindroma e viktimizimit”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Qasja selektive ndaj gjuhes parlamentare dhe diskriminimi i deputeteve te PDK-se nga ana e kryetares se Kuvendit te Kosoves eshte e pa precedent. Sulmet verbale qe shkojne ne kufi te sulmeve fizike nga ana e disa deputeteve te Vetevendosjes ndaj deputeteve te PDK-se (siq ishte rasti i mbremshem i Fitore Pacollit ndaj Ganimete Musliut), jo vetem qe tolerohen dhe nuk denohen, por shume shpesh edhe inkurajohen. Nderkohe qe kryetarja e Kuvendit ne vend qe te drejtoje seancat ne menyre te drejt dhe te paanshme, ajo improvizon situata te cilat i perdor ne strategjine e saj te vjeter per ngritje politike: “sindroma e viktimizimit”.
Ftoj te gjithe deputetet ta marrin seriozisht kete situate, dhe mos ta lene Kuvendin qe te kthehet ne nje institucion autokratik, qe perdoret per bullizem politik e per te cilin druaj se vec se ka filluar ta humbas funksionin dhe natyren e tij perfaqesuese e legjislative.