Fjalë Kyçe

Thaqi zbulon problemin e madh te Flamurtari

Thaqi zbulon problemin e madh te Flamurtari

Flamurtari ka pësuar humbje nga Ballkani me rezultatin 2:0.

Kryetrajneri i kësaj skuadre Arsim Thaqi beson se presioni i madh që kanë futbollistët e tij nuk po i lejon ata të shfaqin më të mirën e tyre.

“Ishte një ndeshj e vështirë duke e ditur se kishim të bëjmë me kundërshtarin tonë direkt. Përderisa në pjesën e parë kishim mundësi për të shënuar dhe luajtëm diç më mirë, pjesa e dytë ishte komplet tjetër. Një vendosje jo e mirë në repartin defansiv bëri qe ne të pranojmë dy gola, më pas ishte e vështirë për tu rikthyer. Por, ne do të punojmë shumë për tu rikthyer që nga ndeshja e ardhshme”, deklaroi Thaqi për Super Sport Kosova.

“Flamurtari di të tregojë lojëra cilësore. Nuk kemi bërë paraqitje të mira në ndeshjet e fundit, pasi që jemi në presion të rezultateve. Por, duhet të punojmë dhe të presim fundin e kampionatit për të parë se ku do të jetë Flamurtari. Që nga ndeshja e ardhshme me Lirinë shpresojë ti kthehemi fitoreve dhe të vijnë gjërat në vendin e vet duke marrë rezultatet e shumë kërkuara për të qenë kështu pjesë e Superligës edhe për vitin e ardhshëm”, mbylli Thaqi.