Fjalë Kyçe

The Athletic: Martinez preferon Man Utd para Arsenalit

The Athletic: Martinez preferon Man Utd para Arsenalit

Mbrojtësi i Ajaxit, Lisandro Martinez, e preferon një lëvizje te Manchester United para Arsenalit.

Të paktën kështu raporton The Athletic e cila thotë se argjentinasi tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, transmeton lajmi.net.

Arsenali u fut në garë për lojtarin shumë më herët, por duket se kjo nuk pati ndonjë rëndësi.

Gjithsesi, ende nuk ka asgjë zyrtare dhe situata mund të rrotullohet në të mirë të londinezëve.