E përditshmja britanike “The Guardian”, ka publikuar hulumtimin e saj të radhës për 60 talentët më të mëdhenj që kanë lindur në vitin 2004.
Hulumtimi i tyre ka të bëjë me pothuajse të gjitha vendet ku zhvillohet futbolli.
Brazili është shteti që ka më së shumti talente në këtë publikim, me katër futbollistë: Angelo (Santos), Matheus Nascimento (Botafogo), Savinho (Atlético Mineiro) dhe Vinicius Tobias (Shakhtar).
Pasojnë Spanja dhe Portugalia me nga tre lojtarë, ndërsa në mesin e 60-të prej tyre është edhe një shqiptar.
Bëhet fjalë për Dashmir Elezi, sulmuesin e Shkëndijës së Tetovës i lindur në vitin 2004.
“Ai mban fanellën me numër 9, por është më i përshtatshëm që të luajë në krahët – pasi ai mund të luajë pothuajse njësoj mirë me të dyja këmbët – edhe rolin e sulmuesit të dytë”.
“I shpejtë, i shkathët, inteligjent dhe tërheqës për tu parë. Ai gjithashtu posedon teknikë të shkëlqyeshme. Elezi bëri debutimin e tij me ekipin e parë në moshën 16 vjeçare dhe po atë ditë shënoi. Ai që atëherë ka luajtur 30 ndeshje për Shkëndijën dhe ka shënuar shtatë gola dhe ka ende hapësirë të madhe për përmirësim”, shkruan The Guardian për talentin shqiptar.
Më poshtë e gjeni listën e lojtarëve dhe klubet ku luajnë, ku nuk mungojnë një numër i madh edhe nga Ballkani. /Telegrafi