Fjalë Kyçe

The Rock nënshkruan kontratë historike me UFC

The Rock nënshkruan kontratë historike me UFC

Dwayne ‘The Rock’ Johnson ka nënshkruar një partneritet “historik” shumëvjeçar me UFC.

Legjenda e WWE ka nënshkruar një marrëveshje që kompania e tij atletike “Project Rock” të jetë sponsori zyrtar i atleteve për promovimin e MMA.

Marka, e cila është në pronësi të Under Armour, do të sigurojë atlete për luftëtarët meshkuj dhe femra në UFC, si dhe ekipet e tyre.

Johnson njoftoi partneritetin në Twitter përpara UFC 270 këtë fundjavë.

Ai shkroi: “HISTORIKE. Jam i nderuar dhe krenar, @ProjectRock im është PARTNERI ZYRTAR GLOBAL i ATLETEVE të @UFC”.

“Duke filluar nga kjo fundjavë në #UFC270 NGANNOU vs GANE, të gjithë atletët dhe ekipet do të përfaqësojnë këpucët @ProjectRock”.

Në një deklaratë zyrtare duke njoftuar marrëveshjen, Johnson shprehu admirimin e tij për luftëtarët e UFC-së.

“Sportistë e UFC janë ndër sportistët më të mëdhenj, më të ashpër, më të fokusuar, më të disiplinuar dhe stërvitësit më të vështirë në planet”, deklaroi ai, përcjell telegrafi.

“Çdo lëvizje në tetëkëndëshin ikonik nga një luftëtar i UFC-së ushqehet me pasion dhe dëshirën e thellë për të vendosur dominimin dhe trashëgiminë e tyre”.

“Jam krenar, mirënjohës dhe i përulur që atletet e mija inovative të stërvitjeve Project Rock janë tani partneri zyrtar global i atleteve në UFC.”

Reebok më parë ka ofruar atlete për ngjarjet promovuese të UFC-së gjatë luftës, stërvitjet, peshimet dhe shëtitjet në kafaz.

ProjectRock mori përsipër këto sponzorime këtë fundjavë për UFC 270, ku Francis Ngannou mbrojti me sukses titullin e tij në peshën e rëndë me fitoren ndaj Ciryl Gane.