Fjalë Kyçe

Themeluesi i ChatGpt tregon se si inteligjenca artificiale mund të ndikojë në zgjedhjet presidenciale amerikane

Themeluesi i ChatGpt tregon se si inteligjenca artificiale mund të ndikojë në zgjedhjet presidenciale amerikane

Sam Altman, krijuesi i inteligjencës artificiale (AI), ka paralajmëruar se teknologjia mund të përdoret për të ndikuar në votuesit amerikanë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Një shqetësim i bashkë-themeluesit të OpenAI, Altman – i cili u shkarkua dhe pastaj u rikthye në postin e drejtorit ekzekutiv të kompanisë muajin e kaluar – është se teknologjia mund të përdoret për të skanuar postimet në media sociale të votuesve.

Ai thotë se pastaj njerëzit mund të shërbehen me dezinformim të personalizuar, gjeneruar nga AI, duke përfshirë mesazhe shumë emocionale që mund të ndryshojnë preferencat e tyre të votimit, raporton dailymail.

Themeluesi i ChatGPT, beson se AI “do të jetë teknologjia më e fuqishme që njerëzimi ka krijuar deri më tani”.

“Ata bëjnë një video të shkëlqyer dhe ajo përhapet, ku të njëjtën e shohim të gjithë në Facebook ose Twitter. Kjo do të vazhdojë të ndodhë dhe të përmirësohet. Por, cila është gjëja për të cilën jam më i shqetësuar: Çfarë ndodh nëse një AI lexon çdo gjë që keni shkruar ndonjëherë në internet – çdo tweet, çdo artikull, çdo gjë? Dhe pikërisht në momentin e saktë ju dërgon një mesazh të personalizuar vetëm për ju, i cili vërtet do t’iu ndryshojë mënyrën se si të mendoni për botën. Kjo është një lloj ndërhyrjeje e re që nuk ishte e mundur më parë para arritjes së AI”, tha ai.

Theksojmë se Altman ka deklaruar se inteligjenca artificiale është duke përparuar aq shumë dhe shpejt, sa që shumë gjëra do të ndryshojnë në botë.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen në vitin e ardhshëm, ku presidenti aktual, Joe Biden pritet të rikandidojë në radhët e demokratëve ndërsa tek republikanët favorit është ish-presidenti, Donald Trump.