Fjalë Kyçe

Theret me thikë 54 vjeçari nga Prizreni

Theret me thikë 54 vjeçari nga Prizreni

Një person në fshatin Randobravë të Prizrenit ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjes me thikë një i dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima R.F i lindur në vitin 1965, pas lëndimit është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal në Prizren.

Ndërkaq, i dyshimti E.B i lindur në vitin 1999 nga po i njëjti fshat, është arrestuar disa orë më vonë pasi fillimisht ka tentuar ti shmanget policisë.

I dyshimti është në ndalim policor dhe rasti është duke u hetuar nga ekipet profesionale te hetuesisë dhe forenzikës.