Një person është therur me thikë sot rreth orës 11:30 afër Komunës së Prishtinës te ndërtesa e vjetër.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Sinjalin se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy person të dyshuar.
“Sot rreth orës 11 :30, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës.”
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.”
“Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo.