Fjalë Kyçe

Theret me thikë një person në qendër të Prishtinës, zyrtarët policorë i japin ndihmën e parë

Theret me thikë një person në qendër të Prishtinës, zyrtarët policorë i japin ndihmën e parë

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur pak më parë në Prishtinë, saktësisht në lagjen ‘Dardania’.

Në këtë rast një person ka mbetur i plagosur si pasojë e therjes me thikë.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se të plagosurit në këtë rast ndihma e parë i është dhënë nga zyrtarët policorë të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin nuk janë deklaruar nga Policia e Kosovës për të dhënë detaje shtesë./Lajmi.net/