Një oficer policie jashtë detyrës është plagosur rëndë sot nga një sulm me thikë në Paris, tha ministri i Brendshëm francez, Geral Darmanen.
Darmanen ka deklaruar në Twitter se është hapur një hetim dhe se autori është në kërkim.
Ai nuk ka treguar motivin e sulmit.
Televizioni francez BFM raportoi se polici u ther me thikë gjatë një përleshjeje me katër ose pesë persona në një qendër tregtare.
Autori i dyshuar i therjes me thikë, 16-vjeçae, u arrestua në shtëpinë e tij në lagjen e 13-të.