Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të pandehurit A.B., pasi ka sulmuar me thikë dy persona, duke iu ka shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur më 17 shkurt 2019, rreth orës 16:00 në ambientet e një kafiterie në Gjakovë, ku A.B. ka sulmuar D.Sh., duke e goditur një herë me thikë në pjesën e nënsqetullës e më pas, rreth orës 17:15 minuta në oborrin e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” i shkakton lëndime të rënda trupore personit tjetër B.D., duke e goditur me thikë një herë nënsqetull dhe një herë në shpinë.Personat e goditur me thikë i janë nënshtruar trajtimit mjekësor.
Ndryshe, palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit./Gazeta Alo/