Është arrestuar një burrë në Kaçanik, pasi i njëjti ka goditur me thikë një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Policia njofton se viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje, në këtë raport thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.