Fjalë Kyçe

Therje me thikë në Kaçanik, viktima dërgohet për trajtim mjekësor në Prishtinë

Therje me thikë në Kaçanik, viktima dërgohet për trajtim mjekësor në Prishtinë

Një therrje me thikë ka ndodhur në Kaçanik ku si pasojë një person ka pësuar lëndime.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai ka thënë se viktima i ka marrë dy plagë në trup dhe pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar për tretman mjekësor në Prishtinë.

“Pas një mosmarrëveshje ka ndodhur një therje me thikë në Kaçanik. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Prishtinë ndërkaq që gjendet jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai, lajmi.net.

Gashi po ashtu ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar ndërkaq që aktualisht është duke u intervistuar.