Fjalë Kyçe

Therje me thikë në Prizren, viktima në gjendje të rëndë

Therje me thikë në Prizren, viktima në gjendje të rëndë

Një person mbeti i lënduar rëndë në Prizren, pasi u sulmua me thikë të dielën nga një i dyshuar, thuhet në njoftimin policor të hënën.

Sipas Policisë, viktima u sulmua pasi me të dyshuarin pati konfrontim verbal, e aktualisht po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti i iniciuar si “lëndim i rëndë trupor”, po hetohet.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti, pas një konfrontimi verbal, është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari, kosovar. Ai gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.