Fjalë Kyçe

Thiago Silva komenton situatën e Adrien Rabiot tek PSG

Thiago Silva komenton situatën e Adrien Rabiot tek PSG

Adrien Rabiot është nga lojtarët më të përfolur gjatë afatit kalimtar dimëror.

Lojtari fillimisht kishte refuzuar të nënshkruante kontratën e re me PSG, pas shumë bisedimeve të zhvilluara mes palëve.

Pastaj, është raportuar se Rabiot ka arritur një marrëveshje personale me skuadrën e Barcelonës, dhe vetëm pritet të bëhet zyrtarizimi mes skuadrave.

Me faktin e largimit të francezit duket se është pajtuar edhe kapiteni i Paris Saint Germain, Thiago Silva.

“Mendoj se Adrien ka marrë vendimin e tij. Edhe skuadra gjithashtu. Është keq, sepse ai është një djalë i mirë. Por, ne duhet ta respektojmë atë” ka thënë Silva për “Telefoot”, transmeton lajmi.net.

“Tani ne duhet të mendojmë për të ardhmen në mesfushë, pasi që çështja Rabiot ka përfunduar” ishin fjalët e brazilianit.

Ky është edhe një tjetër konfirmim se Rabiot mund  të kalojë tek Barcelona në sezonin e ardhshëm, ndoshta edhe si transferim i lirë.