Fjalë Kyçe

Thirrja e frikshme në Serbi: Policët, ushtarët dhe punonjësit shëndetësor mos ta marrin vaksinen për Covid-19

Thirrja e frikshme në Serbi: Policët, ushtarët dhe punonjësit shëndetësor mos ta marrin vaksinen për Covid-19

Numri i të infektuarve në Serbi dita-ditës vazhdon të rritet.

Gjatë 24 orëve të fundit pozitiv me Covid19 kanë dalë 7 mijë e 41 persona, derisa 61 persona të tjerë kanë humbur betejen me këtë virus.

Ndonëse, dukshëm janë rritur shqetësimet rreth situatës atje, është Sindikata e Punëtorëve të Policisë në Serbi që ka bërë thirrje tash e sa ditë që mos të merret vaksina kundër Covid19.

Sipas tyre, këtë vaksinë nuk duhet pranuar pasi që e njëjta shkakton pasoja të rënda për shëndetin, duke u shkaktuar edhe vdekjen, shkruan N1, transmeton IndeksOnline.

“Sindikata i’u bën thirrje pjesëtarëve të policisë, pjesëtarëve të ushtrisë, punëtorëve të shëndetësisë që me rastin e njoftimit se ata do të jenë të parët që do të marrin vaksinën, të mendojnë mirë dhe të shfrytëzojnë të drejtat e tyre kushtetuese dhe të mos e marrin vaksinën pasi që pas disa muajsh do t’u shkaktohen pasoja të rënda dhe vdekje të gjithë atyre që do të marrin vaksinën”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Punëtorëve të Policisë së Serbisë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Sindikatës të Policisë në Serbi.

Deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje lidhur me këtë thirrje e cila është në kundërshim me vendimin e Qeverisë së Serbisë për vaksinimin e pjesëtarëve të policisë, ushtrisë dhe punëtorëve shëndetësor.