Fjalë Kyçe

Thirrjet raciste ndaj kosovarëve pritet t’i kushtojnë shtrenjtë bullgarëve

Thirrjet raciste ndaj kosovarëve pritet t’i kushtojnë shtrenjtë bullgarëve

Thirrjet raciste në drejtim të Kosovës mund t’i kushtojnë shtrenjtë Bullgarisë.

UEFA i ka nisur hetimet për këtë rast dhe bullgarët rrezikojnë të luajnë pa shikues ndaj Anglisë

Bullgaria mund ta ketë fatin e Malit të Zi, i cili u detyrua të luante pa shikues në ndeshje me Kosovën, në eliminatoret e Evropianit 2020.

Në fakt, bullgarët bënë thirrje raciste kundër Kosovës, duke kërkuar “vriti, vriti shqiptarët” dhe për këtë veprim UEFA i ka nisur hetimet.

Prandaj, gjiganti britanik BBC shkruan se Bullgaria mund të dënohet dhe ta zhvillojë ndeshjen me Anglinë pa shikues.

UEFA do ta dëgjojë rastin të enjten e 18 korrikut, ndërsa në ndeshje me anglezët stadiumi mund të jetë i mbyllur ose komplet, ose gjysma e tij pa shikues.

Bullgarët u mposhtën nga Kosova 2:3 në Sofje, ku do ta presin Anglinë më 14 tetor të këtij viti.