Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në pritjen e fundvitit për gazetarët, pati një fjalim ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.
Fjalimin e përmbylli me fjalinë “This barbie is the president” (kjo barbie është president), pasi, siç tha presidentja, shpeshherë është aluduar se përse po vishet me ngjyrë rozë.
Fjalimi i presidentes Osmani është bërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare.
Për shprehjen e presidentes në pritjen e fundvitit ka shkruar sot edhe mediumi amerikan “Politico”, transmeton gazeta online Reporteri.net.
“Me një xhaketë rozë të ndezur të mërkurën, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kishte një mesazh për të mbyllur pritjen e fundvitit për gazetarët.
“Kjo Barbie është presidente,” tha ajo, duke bërë shenjë me veten ndërsa salla shpërtheu në duartrokitje shkruan Politico.
Tutje Politico shkruan se Osmani , e cila u zgjodh si presidentja e dytë grua e Kosovës në vitin 2021 – ka avokuar vazhdimisht për barazinë gjinore në vendin e vogël ballkanik, duke folur kundër dhunës ndaj grave dhe duke kryesuar kabinetin me barazinë më të madhe gjinore në historinë e Kosovës.
“Në arsim, sport, kulturë, biznes, shkencë apo politikë, gratë kanë treguar se janë të afta të arrijnë majat e suksesit… Për të gjitha gratë dhe vajzat e republikës, sot dhe çdo ditë: Mos ndaloni kurrë së ëndërruari, por më e rëndësishmja, kurrë mos ndaloni së besuari”, tha Osmani në një deklaratë Ditën Ndërkombëtare të Gruas këtë vit, shkruan tutje Politico.
Tutje Politico shkruan se Barbie, filmi kryesor i Hollivudit i verës 2023, ka një tjetër lidhje befasuese me Prishtinën.
Filmi përfshin një skenë të këngëtares me origjinë shqiptar Dua Lipa, e cila u emërua Ambasadore ambasadore nderi e Kosovës në vitin 2022.