Një përkthyese kineze, e cila ka punuar për fondacionin e Bill dhe Melinda Gates ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve në internet se ajo ishte përgjegjëse për tjetërsimin e aksioneve të themeluesit të “Microsoft” për gruan e tij.
Zhe Wang, 36 vjeçe postoi në Weibo, një rrjet social kinez, duke hedhur poshtë thashethemet se ajo kishte pasur një lidhje me Bill Gates.
Ajo i quajti këto zëra si një çmenduri, ndërsa në mbrojtje i dolën edhe miqtë e saj, të cilët u shprehën se as mund ta imagjinonin që Zhe të kishte një lidhje të tillë.
36-vjeçarja është e pamartuar, ndërsa jeton në Seattle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fillim të këtij muaji, Bill dhe Melinda Gates deklaruan divorcin, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash.