Fjalë Kyçe

Thyen bodrumin dhe vjedh një shishe uji, kosovari në Zvicër gjobitet me 500 franga

Thyen bodrumin dhe vjedh një shishe uji, kosovari në Zvicër gjobitet me 500 franga

Dëmtimi i pasurisë, i shkaktuar nga delikti, arrin në 150 franga ndërsa shishja e vjedhur ka kushtuar 85 centë. 29-vjeçari gjobitet me 500 franga.

Në një vend si Zvicra, ku uji i rubinetit është i pijshëm, pirja e ujit mineral në vetvete është e veçantë. Është madje thjesht e pakuptueshme që dikush mund të kryejë një delikt për të shuar etjen në këtë mënyrë.

Por, një 29-vjeçar nga Kosova duket se ishte aq i etur në mbrëmjen “kritike” sa që nuk mund të merrte në konsideratë zakonet vendore, shkruan zsz.ch.

Ai u fut në një ndërtesë apartamentesh në Au, zbriti në bodrum dhe i mori goxha kohë “puna” për të thyer një copë dërrase aty, transmeton albinfo.ch. Hapja e krijuar në këtë mënyrë, i mundësoi të fuste dorën, dhe të merrte një shishe uji mineral prej 1.5 litrash (që në shitje të lirë kushton 85 centë/rapi).

Sipas fletarrestit, ai ka pirë disa gllënjka me ujë dhe më pas është larguar nga vendi.

Një vepër vërtet e vogël por që prodhon disa pasoja. Se si është arrestuar kryesi nuk është shpjeguar më hollësisht në urdhrin e ndëshkimit. Por, ajo që është e qartë, megjithatë, është se ai do të dënohej për shkaktim dëmesh të lehta pasurore dhe vjedhje të vogla.

Dëmtimi i pasurisë, i shkaktuar nga delikti, arrin në 150 franga, një shumë kjo e madhe në krahasim me vjedhjen e shishes prej 85 centësh, përcjell albinfo.ch. 29-vjeçari gjobitet me 500 franga. Ai aktualisht ndodhet në burgun e Meilenit. Por jo për shkak të deliktit me shishen e ujit. Ndaj tij pritet të ketë proces për një vepër tjetër.