Me moton “Sill një libër, merr një tjetër”, ka vazhduar hapja e mini bibliotekave në lagjet e Prishtinës. Vendi i radhës ku u hapën mini bibliotekat, është lagjja Bregu i Diellit, në parkun afër SHFMU “Ismail Qemali” dhe Lagjja e Spitalit, por ato menjëherë kanë qenë cak i vandalistëve, kur njëra prej tyre është sulmuar me gurë dhe i janë thyer dritaret, ndërsa tjetra ka mbetur pa asnjë libër.
Ndaj këtij rasti vandal ka reaguar Organizata Joqeveritare “ETEA”, e cila përmes një ragimi ka bërë të ditur se mini bibliotekat e këtyre dy lagjeve që u inaguruan më datë 21 nëntor 2019 janë dëmtuar dhe keqpërdorur, përkatësisht njëra është sulmuar me gurë dhe i janë thyer dritaret, ndërsa tjetra ka mbetur pa asnjë libër.