Pavarësisht se Fifi dhe Graniti janë deklaruar se janë shokë, këngëtarja nga Kosova nuk po e lë të qetë ish-futbollistin nga Kosova.
Gjatë javës Fifi sërish u bë xheloze, pasi Graniti kishte qëndruar më afër me Semin.
Opinionistja Balina ka kritikuar Fifin, pasi sipas saj ajo nuk po e lë të qetë Granitin.
Madje ajo i tha këngëtares se ajo ia ka lidhur këmbët ish-futbollistit, sa që ai nuk po e bën dot lojën e vet.
Por, pas kësaj, Fifi tha se ajo e ka thjesht xhan Granitin, por që është xheloze për të edhe si shok./Reporteri.net/