Ish-deputeti, Gani Dreshaj vazhdon të përkrahë ndryshimin në Istog.
Dreshaj përmes një postimi në ‘Facebook’ ka kërkuar që të ketë fuqi bashkimi me të gjitha partitë për të rrëzuar qeverisjen 20 vjeçare ta LDK-së në Istog.
Tutje ai iu bëri thirrje Vetëvendosjes, PDK-së e Iniviativës Qytetare që të përkrahin ndryshimin sepse siç e quan ai, është e mirë e përbashkët për Istogun.
Postimi i plotë i Dreshajt:
Të dashur qytetarë të Istogut
Meqë jemi pak ditë para zgjedhjeve lokale në Istog, unë dua të përsëris qëndrimin tim në përkrahje të ndryshimit në Istog.
I bëj thirrje të gjitha subjekteve që të bashkohen për ndryshimin e nevojshëm në Istog.
Votuesit e Vetëvendosjes, PDK-së dhe Iniciativës Qytetare votuan për ndryshim, andaj duhet gjetur një formulë bashkimi që t’i jipet fund një sistemi të dobët të qeverisjes lokale.
Jam thellë i bindur që LDK-ja do të reformohet mirë e drejt në 4 vitet e ardhshme si opozitë në Istog dhe do të kthehet ndershëm me kuadro të reja e profesionale, e të pakorruptuar.
Djemt e vajzat më të mirë nga AAK, VV, PDK dhe Iniciativa Qytetare mund të japin një frymë të re qeverisëse komunës dhe Istogu t’i jap shkelmin e fundit keqbërësve që kanë keqpërdorur më shumë se 2 dekada paratë e buxhetit komunal, që janë edhe paratë tona si taksepagues.