Takimi i Rrushes me Dritanin nisi më sqarime të cilat ky i fundit kërkoi të dinte, pavarësisht se Rrushja i kërkoi të mos i përmendte konkurrentët e tjerë përfshirë edhe Alesjan.
Për këtë arsye i gjithë takimi vijoi me debate nga të dyja palët. Dritani akuzoi Rrushen se e ka larguar nga Alesja, për shkak të marrëdhënies së tensionuar që ajo ka me të.
Të dy filluan të akuzonin njëri-tjetrin dhe kulmi i situatë arriti deri aty ku vendosën të mos zhvillonin më takime.
Dritani: Kam pasur një pëlqim për Alesjan gjatë kohës që ti nuk ke qenë në studio sa erdhe ti Alesja ndryshoi komplet
Rrushja: Ti dhe Alesja manipuloni çdo lloj gjëje
Dritani: E ke penguar ti Alesjan në vijueshmëri me mua
Rrushja: Mos manipulo situatat, je mashtrues
Dritani: Ti je mashtruese nuk dal më në takime me ty. Ti afrohesh tek të gjithë edhe je më naivja, kurse ne të tjerët jo