Lojtarëve të Italisë iu prish gjumi në prag të finales së Euro 2020, pasi tifozët e Anglisë shkrepën fishekzjarre jashtë bazës së tyre të trajnimit.
Tifozët anglezë hodhën fishekzjarre tek terreni ku skuadra e Italisë po flinte natën e kaluar.
Italia po përgatitet për finalen në fushën e stërvitjes së Tottenhamit, ku natën e kaluar, disa tifozë anglezë vunë fishekzjarre, ndoshta për të parandaluar që italianët të flinin para ditës së tyre të madhe.
Sidoqoftë, ata duket se kishin zgjedhur ngjyrat e duhura pasi fishekzjarret ishin ngjyrosur në të kuqe dhe jeshile, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv.
Italia u stërvit në terrenin e Tottenhamit këtë mëngjes dhe do të niset për Wembley në orën 17:30, me kohën lokale.
https://twitter.com/i/status/1414141778551320581