Fjalë Kyçe

Tifozët e Chelseas ëndërrojnë Icardin, ja çfarë bëjnë për të “ndihmuar” klubin

Tifozët e Chelseas ëndërrojnë Icardin, ja çfarë bëjnë për të “ndihmuar” klubin

Qarkullojnë në mënyrë konstante zërat e merkatos që e shohin Mauro Icardin larg Milanos.

Në këtë javë ai ka qenë protagonist kryesor, fillimisht për vonesën në stërvitje pas pushimeve dhe pas deklaratave të bëra nga Vanda Nara. Kjo e fundit ka thënë se për Mauron janë të interesuara shumë skuadra të mëdha, mes tyre edhe një ekip anglez.

E lehtë për t’u menduar se cila mund të jetë skuadra: Chelsea e Mauricio Sarrit. Ky i fundit i kishte vënë syrin sulmuesit argjentinas që në kohën kur ishte trajner i Napolit. Jo vetëm Sarri, por edhe tifozët e “bluve” të Londrës e duan bomberin zikaltër dhe mendojnë se një si ai u mungon në skuadër.

Duke parë prezantimet aspak bindëse të Zhirusë dhe Moratës, tifozët “zikaltër” kanë nisur një fushatë për të grumbulluar fonde në mënyrë që të sigurojnë 100 milionë dollarë për të blerë kartonin e Icardit dhe për t’i dhënë një ndihmë skuadrës. Për momentin nuk ka asnjë donacion, por në të ardhmen mund të ketë zhvillime. Megjithatë, nisma duket më shumë argëtuese, sepse tifozët nuk do t’ia dalin kurrë të grumbullojnë aq shumë para për të blerë kartonin e kapitenit të Interit.

Mbi të gjitha, sepse ky  fundit fillimisht do të dëgjojë ofertën e drejtuesve zikaltër për të vazhduar aventurën e tij në Milano. Tifozët londinezë kanë të drejtë për të ëndërruar, por fillimisht Sarri është duke bërë gjithçka për të transferuar Gonzalo Higuainin, i cili është “dashuria” e tij e parë.