Ka disa tifozë të Juventusit që ende veshin fanellat e Cristiano Ronaldos në stadiumin Allianz, por disa prej tyre gjetën një mënyrë krijuese për të zëvendësuar emrin e sulmuesit.
Cristiano Ronaldo u largua nga Torino të premten me Manchester United që njoftoi kthimin e tij në të njëjtën ditë.
Nuk kishte shumë tifozë të Juventusit të veshur me fanellat e Cristiano Ronaldos për ndeshjen e sotme në Torino dhe disa prej tyre gjetën një mënyrë për t’i bërë të përdorshme fanellat e tyre, pavarësisht largimit të sulmuesit.
Një fotografi që po bëhet virale në mediat sociale tregon dy prej tyre të veshur me fanellat e Ronaldos të Juventusit, por me disa ndryshime, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Njëri ka zëvendësuar emrin e sulmuesit, duke shtuar numrin 3 me një shkrim ‘Fa caldo’, që përkthehet në ‘është nxehtë’. Tjetri përdori disa lojëra fjalësh për të ndryshuar emrin e Ronaldos në “Spavaldo”, që do të thotë “arrogant” ose “kokëfortë”.
Ai gjithashtu shkroi ‘Grazzie’ mbi numrin 7, kështu që Ronaldo falënderoi tifozët e Juventusit në Instagram, duke shkruar gabim ‘Grazie’, faleminderit në italisht.